Përfundojnë Lojërat Olimpike, Franca merr medaljen e fundit të artë

hendboll franca 600x338

Kombëtarja franceze e hendbollit për femra mundi 30-25 Rusinë në finale për të marrë medaljen e fundit të artë të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”.

Sporti i hendbollit mbylli kështu ditën e fundit të kësaj Olimpiade, ku në tabelën e medaljeve kryesojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës (39 medalje të arta, 41 argjendi dhe 33 bronzi), të ndjekur nga Kina (38 medalje të arta, 32 argjendi dhe 18 bronzi) dhe Japonia (27 medalje të arta, 14 argjendi dhe 17 bronzi).

Shqipëria e mbylli evenimentin më të madh sportiv pa medalje, me peshëngritësin Briken Calja të vetmin që iu afrua medaljes së bronzit, por që e humbi për 1 kg.

Ndërkohë, Kosova fitoi 2 medalje të arta në xhudo, me Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën, duke u renditur në vendin e 42-të dhe duke lënë pas shtete si Rumania, Sllovakia, Afrika e Jugut, Austria apo Portugalia.