Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Zjarr masiv në pyjet e Voskopojës, Peleshi: I qëllimshëm, vështirë të ndërhyhet me helikopter

Nga A2 CNN
8 Gusht 2021, 18:04 | Aktualitet

Është ndërprerë aksioni i sotëm kundër zjarrit masiv në Voskopojë, në zonën midis Krushovës dhe Shipskës. Aksioni pritet që të rinisë mëngjes në orën 4-5 , ku pritet të jenë rreth 100 burime njerzore në terren.

Ndërkohë do të shikohet edhe mundësia për ndërhyrje nga ajri, nga momenti që ditën e sotme helikopteri e ka pasur të pamundur ndërhyrjen për shkak të tymnajës. Zjarri ndërkohë vijon aktiv dhe në përmasa të mëdha, duke shkrumbuar pishat, disa prej tyre pothuajse shekullore.

Përhapja sipas burimeve është e gjerë, e shtyrë edhe nga era. Tymi mund të dallohet lehtësisht në të gjithë rrugën qe vjen nga Korça.

Për momentin, dy fshatrat në afërsi të vatrës nuk duken të rrezikuara, por gjithçka varet nga intensiteti i erës dhe ndihma nga ajri. Zjarrfikëset e Korçës, Maliqit e Pustecit janë drejtuar aty, por terreni nuk është aspak i favorshëm për ndërhyrje nga toka.  

"Zjarri dallohet qartësisht që është i qëllimshëm. Ka patur sot një valë të madhe arrestimesh", deklaroi nga Voskopoja ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi

Ndërkohë ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi duke folur për situatën deklaroi se  “zjarri vijon prej 3 orësh. Bëhet fjalë për 5 vatra të vogla të cilat u bashkuan. Është e pamundur për të ndërhyrë nga ajri për shkak të tymit të dendur, dhe favorizimit nga era, dhe ende nuk jemi në atë fazë që të ndërhyjmë me helikopter. Kemi trupa të specializuara që do të ndërhyjnë në terren sapo të largohet tymi i dendur. Zjarri dallohet qartësisht që është i qëllimshëm, dhe më vjen keq për këto veprime. Ka patur sot një valë të madhe arrestimesh dhe persona të shpallur në kërkim”.

https://a2news.com/2021/08/08/peleshi-per-situaten-nga-zjarret-problematike-situata-ne-majen-e-rrunes-dhe-kalimash-rrezik-edhe-per-llogarane/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu