Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Besimi në ekonomi, bizneset optimiste, konsumatorët i druhen pandemisë

Nga A2 CNN
9 Gusht 2021, 14:12 | Ekonomi
Besimi në ekonomi, bizneset optimiste, konsumatorët i druhen

Optimizmi i bizneseve për ecurinë e aktivitetit të tyre rritet, por konsumatorët janë ende të stepur. Është ky rezultati që ka nxjerrë anketa e Bankës së Shqipërisë për besimin në ekonomi për muajin korrik.

Sipërmarrjet në fushën e industrisë shprehen të kënaqura me nivelin aktual të prodhimit dhe presin një rritje të kontratave porositëse nga jashtë; duke bërë që indeksi i besimit të jetë më i larti që prej nisjes së pandemisë.

Edhe më pozitivë janë ndërtuesit, ku treguesi i besimit është rritur në nivelin më të lartë të 5 viteve të fundit, falë aktivitetit të lartë ndërtues. Pikun e 5 viteve e kapi edhe besimi i tregtarëve, të kënaqur me nivelin aktual të shitjeve dhe me pritshmëri të larta për ecurinë në vijim.
Ndërsa ofruesit e shërbimeve shënuan rritje të besimit për të katërtin muaj radhazi, duke kapur nivelin e majit 2018.

I vetmi indikator që nuk pati përmirësim në Korrik dhe që vijon të qëndrojë nën mesataren historike është indeksi i besimit të konsumatorëve. Pavarësisht se qytetarët shprehen gati të rinisin blerjet e mëdha, shqetësimi i tyre lidhet me pritjet për situatën e përgjithshme ekonomike. Ata i druhen një mbylljeje tjetër të ekonomisë, apo shtrëngimit të masave kufizuese, që do të ndikonin edhe në situatën e tyre financiare.

Ecurisë së përgjithshme pozitive të ndjesisë ekonomike i është bashkëngjitur edhe sistemi bankar, që ka lehtësuar ndjeshëm kushtet e kreditimit, si për segmentin e individëve, ashtu edhe për bizneset.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli