Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Ende aktive 3 vatrat e zjarrit në pyjet e Korçës, zjarr edhe në masivin pyjor të Mokrës

Nga A2 CNN
9 Gusht 2021, 16:01 | Aktualitet

Vijojnë të jenë aktive 3 vatra zjarri në pyje në Korçë. Bëhet fjalë për pyjet e Krushovës në Voskopojë ku vijon të jetë aktive një vatër zjarri në pjesën e pasme të malit që u dogj mbrëmë. Në terren ka ende forca që po punojnë për izolimin e flakëve.

Vijon të jetë aktiv edhe zjarri mbi fshatin Gjonomadh, pavarësisht  ndërhyrjeve, flakët janë përhapur.

Ndërkohë edhe në fshatin Leshnjë njësia Vithkuq nuk është izoluar ende vatra e zjarrit që ka rënë sot në mesditë. Ndërhyrja bëhet vetëm nga toka, por terreni i thyer e bën mjaft të vështirë situatën.

Është vënë re lodhje në radhët e Forcave të Armatosura dhe zjarrfikësve pasi edhe temperaturat kanë qenë të larta, ndërsa nuk është parë e arsyeshme ndërhyrja nga ajri deri më tani.

Ndërkohë një zjarr i madh ka përfshirë edhe masivin pyjor të Aishteve në zonën e Mokrës në Pogradec e njohur si Guri i Nikës. Drejt vendngjarjes janë nisur punonjës të zonave të mbrojtura dhe emergjencat. Ndërhyrja po kryhet vetëm me mjete rrethanore pasi zona është terren malor dhe i thyer.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani