Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Gjykata e Posaçme e Apelit i refuzon zbutjen e masës Jaeld Çelës

Nga A2 CNN
9 Gusht 2021, 13:08 | Kronikë
Gjykata e Posaçme e Apelit i refuzon zbutjen e masës Jaeld

Gjykata e Posaçme e Apelit refuzon kërkesën e Jaeld Çelës për masë më të butë sigurie. Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi shkallën e parë duke caktuar ndaj ish-drejtorit të policisë së Vlorës arrest me burg.

Çela ka ankimuar vendimin e Shkallës së Parë, që refuzoi lirimin e tij nga qelia. Ai kërkoi zbutje të masës së sigurisë “arrest në burg” me arsyetimin e skadimin e afatit kohor të shqyrtimit të çështjes së tij në Gjykatën e Apelit.

Çela po vuan një dënim me 3 vjet e 4 muaj burg dhënë nga Gjykata për Krimet e Rënda për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Ai ishte i bashkëpandehur në të njëjtin proces me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

https://a2news.com/2020/10/03/gjykata-e-larte-zbardh-vendimin-pse-mbeti-ne-qeli-jaeld-cela/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani