Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Shitja e Lukakut, tifozët kundër Zhang: Largohu nga Interi

Nga A2 CNN
9 Gusht 2021, 13:25 | Futboll

Në ndeshjen e parë pa Romelu Lukaku, Interi i Simeone Inzaghi dhuroi një paraqitje të mirë, duke fituar 2-0 miqësoren me Parmën. Testi në Tardini u karakterizua nga kontestimi i tifozëve ultras kundër pronarëve Suning dhe Steven Zhang për shitjen e yllit të sulmit.

“Zhang, nëse do të shpëtosh Interin, largohu” dhe “Zhang, koha jote mbaroi” ishin parullat e shfaqura nga mbështetësit zikaltër.

Gjithashtu, nuk munguan thirrjet “largohu se paratë t'i japim ne”, me tifozët në tribuna që mbanin në duar kartëmonedha të ndryshme. Pas dështimit në blerjen e kartonit të Hakimit, për shkak të problemeve ekonomike, shitja e Lukakut ishte goditja më e fortë për kampionët e Italisë. Ata pranuan ofertën e Chelsea, me vlerë 115 milionë euro për sulmuesin belg, që do të firmosë kontratë me pagë 12 milionë euro në sezon.

Tifozët e Interit, të zhgënjyer nga drejtuesit kinezë

Tifozët shfaqën të gjithë mbështetjen për trajnerin Simeone Inzaghi, skuadrën dhe zyrtarët e klubit, që po punojnë për ta mbajtur ekipin në nivele të larta.

Zikaltrit kanë marrëveshje me Edin Dzeko, ndërsa synojnë të kompletojnë repartin sulmues, ku qarkullojnë emrat e Duvan Zapata dhe Joachin Correa.

Kolumbiani kushton 35 milionë euro, ndërsa argjentinasi 30 milionë, por Zapata i Atalantës është i preferuari i stafit teknik, pasi ngjason në aspektin fizik dhe atë teknik me Lukakun.

A2 CNN Livestream

Dita jonë