Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Ç’po ndodh me Sinecin? Protesta për zonën e mbrojtur dhe projekti për ujë të pijshëm

Nga A2 CNN
10 Gusht 2021, 13:09 | Aktualitet
Ç’po ndodh me Sinecin? Protesta për zonën e mbrojtur dhe

Prej afro më shumë se 4 muajsh, burimi i ujit të Sinecit është bërë objekt debati dhe përplasje mes banorëve të Luamsit dhe autoritete vendore.

Një projekt me vlerë 400 milionë lekë, i propozuar nga Bashkia e Kuçovës, synon furnizimin me ujë të 7 fshatrave. Banorët e Lumasit kanë kundërshtuar ndërhyrjet në Burimin e Sinecit dhe mungesën e transparencës së projektit.

Burimi i Sinecit shërben për fermerët e disa fshatrave edhe për vaditjen e tokave bujqësore në sezonin e verës. Sipas këtyre hartave teritoriale që A2 CNN disponon, të dala nga Bashkia e Kuçovës, rezulton se Burimi i Sinecit është brenda një zone të mbrojtur, që prej viti 2002 me vendimin Nr.676. Po ashtu, po sipas hartës territoriale, burimi i Sinecit është pjesë e Bashkisë së Gramshit dhe jo i Bashkisë Kuçovë.

Për të furnizuar fshatrat me ujë të pijshëm, banorët thonë se fshati ka burime të tjera me prurje edhe më të mëdha sesa ai i Sinecit. Një pjesë e banorëve kanë hyrë edhe në grevë urie për të ndaluar çdo punim brenda zonës së mbrojtur. Ata kërkojnë që ky atraksion turistik të shërbej vetëm si i tillë pasi është një nga thithësit kryesorë të turistëve për këtë zonë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu