E pazakontë në Shkodër, përplasje BMW-Jaguar në pedonale

Përditësuar më: 10/8/2021, ora 22:47

E pazakontë në Shkodër, përplasje BMW-Jaguar në pedonale

Përditësuar më: 10/8/2021, ora 22:47

Ngjarje e pazakontë në qëndër të Shkodrës. Dy automjete luksoze janë përplasur në pedonale, aty ku normalisht nuk duhet që të qarkullojnë mjetet.

Ngjarja ka ndodhur në pikun e xhiros së mbrëmjes, duke shkaktuar kështu panik tek kalimtarët.

Mësohet se janë përfshirë në aksident një makinë BMW dhe një makinë Jaguar, me targa të huaja. Momentalisht raportohet vetëm për dëme materiale.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.