Rëndohet greva në Lumas, dy persona në spital. IKMT konstaton shkelje të rënda të Bashkisë Kuçovë

Përditësuar më: 10/8/2021, ora 14:33
kucove y 1024x576

Rëndohet greva në Lumas, dy persona në spital. IKMT konstaton shkelje të rënda të Bashkisë Kuçovë

Përditësuar më: 10/8/2021, ora 14:33

Rëndohet gjendja shëndetësore e dy prej grevistëve të ngujuar në Lumas. Shtetasit Dashnor Subashi dhe Nertil Sulaj kanë shfaqur probleme të theksuara shëndetësore dhe grevistët e tjerë kanë njoftuar Spitalin Rajonal Berat.

Në godinën ku po zhvillohet greva e urisë e 5 banorëve të Lumasit ka mbërritur ambulanca, që e ka transportuar Subashin dhe Sulajn drejt Spitalit Rajonal Berat.

Ndërkohë, Ministria e Brendshme dhe IKMT kanë nxjerr një proces verbal në lidhje me projektin që po zbatohet në Lumas për Burimin e Sinecit. Janë konstatuar shkelje të cilat rëndojnë mbi bashkinë Kuçovë dhe firmën ndërtuese, veçanërisht për marrje e ujit pa leje, mospajisje me autorizim, veprimtari që kryen në kundërshtim me mbrojtjen e brigjeve, ndërtimin e objekteve për shfrytëzim.

Dokumenti i IKMT-s ku evidentohen shkeljet në Sinec

Prej muajsh banorët e Lumasit kanë kundërshtuar ndërhyrjet në Burimin e Sinecit, që synon furnizimin me ujë të 7 fshatrave përreth.