Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Fronte të reja zjarri në Greqi, edhe në Itali, situata vijon të mbetet e vështirë

Nga A2 CNN
11 Gusht 2021, 13:58 | Ballkani
Fronte të reja zjarri në Greqi, edhe në Itali, situata vijon

Vatra të rrezikshme zjarri janë rishfaqur në gadishullin jugor të Peloponezit në Greqi, pranë Olimpias antike, duke nxitur shqetësimet lidhur me sigurinë e zonës arkeologjike, e cila është vendlindja e Lojërave Olimpike.

Qindra zjarrfikës, përfshirë ata të ardhur nga vendet e BE-së, dhe pajisje për shuarjen e flakëve, janë pozicionuar në zonë

“Vendi është në periudhë shumë të vështirë. Një pjesë e madhe e territorit është mes flakëve. Zonat rezidenciale janë nën kërcënim e po ashtu sitet e trashëgimisë kulturore. Një prej tyre është zona antike arkeologjike. Nje operacion i ngjashëm po zhvillohet edhe në zonën e afër të Gortynia, ku zjarri kërcënoi të përpinte banesat gjatë natës. Për siguri, autoritetet urdhëruan evakuimin e 21 komuniteteve”, u shpreh Giorgos Georgiopoulos, kryebashkiaku Olimpias.

Sakaq, në ishullin e Evias, ku prej ditësh zhvillohet beteja më e fortë me flakët, vatrat duket se janë reduktar. Për herë të parë që prej shpërthimit të flakëve, gati 800 zjarrfikëse stacionuar atje, po punojnë pa u penguar nga tymi i dendur. Zjarri në ishullin e dytë me të madh në Greqi, detyroi evakuimin e mijëra vendasve e turistëve.

Flakët vazhdojnë të mundojnë edhe Italinë, ku zjarrëfikësit u përpoqën të shuajnë vatrat në rajonin e Kalabrisë dhe ishullin e Siçilisë. Mëngjesin e së mërkurës, brigada e zjarrfiksësëve tha se kishte kryer më shumë se 300 ndërhyrje përgjatë 12 orëve të fundit në dy rajonet, ku temperaturat e larta dhe erërat e forta po ushqejnë flakët. Në qytezën e Petralia Soprana pranë, kryqytetit të Siçilisë, Palermo, zjarrët në pyje kanë qenë aktive prej ditësh.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani