Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Tentuan arratisjen, 3 muaj izolim për Çekajn dhe dy bashkëpunëtorët

Nga A2 CNN
11 Gusht 2021, 12:55 | Kronikë
Tentuan arratisjen, 3 muaj izolim për Çekajn dhe dy

Ndërsa pritet rivlerësim i masës së  sigurisë, Gjykata e Tiranës ka caktuar izolim 3 muaj për Arbër Çekajn, Fatmir Pjetrin dhe Lulzim Çepelen, të cilët disa ditë më parë tentuan të arratisen nga burgu 313.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata kishin krijuar një litar më çarçafë prej 20 metrash, duke arritur të zbresin deri te zyrat e administratës, por gjithçka dështoi.

https://youtu.be/-qSj3riD-Pk

Ndërkohë, Çekaj ka deklaruar se nuk ka goditur asnjë polic, siç pretendohet, dhe se i rënduar psikologjikisht nga arrestimi i të atit, ka ndjekur “në mënyrë instinktive” Fatmir Pjetrin, sepse “ai ishte me kafe në dorë dhe kur pa Pjetrin që po largohej, e ndoqi pa ditur se ku po shkonte”.

Sipas tij, arrestimi nuk u krye nga forcat e rendit, pasi ai u kthye me vullnetin e tij.

https://a2news.com/2021/08/11/arber-cekaj-shfaqet-duke-buzeqeshur-pas-tentatives-per-arratisje/

Çekaj akuzoi edhe se “segmente të caktuara të shtetit” janë kundër tij, dhe se ai është qytetar model. “Po të isha kriminel, tani do të pija kafe në Kosta Rika”, shkruan i akuzuari për trafik ndërkombëtar kokaine, që sipas akuzës fshihesh në ngarkesën e bananeve që tregtonte me kompaninë e tij.  

https://a2news.com/2021/08/09/si-zbriti-cekaj-dhe-pjetri-nga-zona-e-ajrimit-dhe-qelluan-gardianin/

A2 CNN Livestream

Dita jonë