Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Vaksinimi i hapur: Qytetarët i drejtohen qendrave shëndetësore, rritet interesimi

Nga A2 CNN
11 Gusht 2021, 15:20 | Aktualitet
Vaksinimi i hapur: Qytetarët i drejtohen qendrave shëndetësore,

Që prej 1 gushtit qytetarët mbi 18 vjeç kanë pasur të hapur mundësinë e vaksinimit në qendra shëndetësore si dhe qendrat e vaksinimit. Aplikimi i katër llojeve të vaksinave u ka mundësuar qytetarëve të kenë edhe mundësi zgjedhje sipas preferencave. Procesi i vaksinimit po shihet si një mbrojtje e sigurt nga pandemia apo shtrimi në spital në rast infektimi.

Me qarkullimin e varianteve të reja, shtohet edhe interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar. Mjekët e familjes thonë se prioritet mbeten ende moshat e treta dhe të sëmurët kronikë.

Interesim të lartë ka edhe për kryerjen e testeve të shpejta. Shpesh të vaksinuarit rishfaqin simptoma.

Në dhjetë ditët e para të gushtit janë vaksinuar afro 80 mijë qytetarë. Sipas autoriteteve shëndetësore, deri tani janë kryer 1 milion e 280 mijë doza të vaksinës ndaj COVID19, prej tyre560,000 mijë qytetarë i kanë marrë të dyja dozat.

A2 CNN Livestream

Dita jonë