Rreziku nga pishinat, parametrat që duhet të plotësojë uji dhe problemet në lëkurë

Përditësuar më: 12/8/2021, ora 16:17

Rreziku nga pishinat, parametrat që duhet të plotësojë uji dhe problemet në lëkurë

Përditësuar më: 12/8/2021, ora 16:17

Në ditët e nxehta të verës, pishinat janë një nga destinacionet e preferuara pas plazhit. Për të garantuar shëndetin e pushuesve, administruesit e pishinave duhet të kujdesen për pastërtinë e ujit.

Klori dhe pehashi janë dy nga elementet kimik më të rëndësishëm të cilët duhet të jenë në norma standarde, para nisjes së aktivitetit.

Ardian Topalli

 “Parametrat e klorit normale duhet të jenë nga 0.6 deri në 1.8 njësi të vëllimit të ujit, ndërkohë që pehashi duhet të jetë nga 7.2 deri në 7.8. Për ta mbajtur në kontroll pishinën duhet të bëjmë kontrolle çdo ditë, në varësi të fluksit nga 3 herë deri në 5 herë në ditë”, thotë trajneri i notit Ardian Topalli.

Ngjyruesit e ujit janë një nga elementët e tjerë kimik të cilët rriskojnë shëndetin e pushuesve në pishina nëse përdoren pa kriter. “Abuzime ka, për ngjyruesit. Ai që përdorim ne zakonisht përdoret kundër algave”, vijon ai.  

Mungesa e mirëmbajtjes së ujit të pishinave shpesh shkakton irritim të lëkurës, syve dhe pjesëve të tjera të trupit.

Dermatologia Violeta Dajçi

 “Shfaqjet janë më shumë në trajtën e eritemave, por në qoftë se shpëlaheni shpesh dhe përdorni kremra me oksid zinku, ato kalojnë shpejt, përndryshe duhet të konsultohet dermatologu”, sqaron dermatologia Violeta Dajçi.   

Edhe myku është një kërcënuesit e lëkurës në rast se nuk trajtohet. Dermatologët sugjerojnë që para dhe pas frekuentimit të pishinave të kryejnë dush me ujë të pastër si dhe të shmangin ndotjen e pishinës nga pakujdesitë personale.