Kanina në festë: Aktiviteti që synon të takojë brezat dhe mos harrohet tradita

Përditësuar më: 14/8/2021, ora 15:03

Kanina në festë: Aktiviteti që synon të takojë brezat dhe mos harrohet tradita

Përditësuar më: 14/8/2021, ora 15:03

Fshati që qëndron si ballkon mbi Vlorë, me një pamje të mrekullueshme mbi qytet dhe Gjirin e Vlorës, ka organizuar mbrëmjen e së premtes, festën e tij, “Kanina Fest”. Shoqëruar me muzikë, vallet e zonës dhe këngëtarë të ftuar, festa e fshatit mbi qytet, tashmë është rikthyer në traditën e saj të hershme mbi rrënojat e kalasë së Kaninës.

Përveç banorëve të zonës dhe atyre që janë larguar për arsye pune apo emigrimi në aktivitet ishin të pranishëm edhe turistë dhe pushues.

Mes organizatorëve, ishte edhe mjeku Skënder Brataj, i cili u shpreh se çdo kush duhet të dijë nga vjen për të ecur përpara. Madje për disa çaste edhe vete kreu i Urgjencës Mjekësore shqiptare ka harruar Covid-in.

Kanina përveç se ka festuar, ka risjellë në kujtesë edhe historinë e saj, traditat dhe natyrisht edhe figurat që kanë dalë nga kjo zonë që qëndron si xhevahir mbi Vlorë.