Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Strehimi i afganëve, Basha: Si anëtare e NATO-s, Shqipëria ka edhe detyrime

Nga A2 CNN
15 Gusht 2021, 11:58 | Politikë
Strehimi i afganëve, Basha: Si anëtare e NATO-s, Shqipëria ka

Pasi kryeministri Rama pranoi se SHBA i ka kërkuar Shqipërisë të vlerësojë nëse mund të shërbejë si një vend tranzit, për një numër të caktuar emigrantësh politikë afganë, të cilët destinacion fundor kanë Shtetet e Bashkuara dhe se Shqipëria nuk mund të thotë jo, ka reaguar edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha.

Në një postim në Twitter, Basha shkruan se, “si anëtare e NATO-s, Shqipëria gëzon të drejta dhe detyrime. Nga këto detyrime lindin përgjegjësitë për të qëndruar pranë partnerit tonë strategjik SHBA dhe aleatëve tanë në zgjidhjen e krizës humanitare që po precipiton në Afganistan.

Shqipëria duhet të bëjë, ashtu sikurse e kemi bërë më parë, pjesën e saj, në proporcion me kushtet dhe mundësitë tona. Empatia dhe solidariteti kundrejt atyre që kanë luftuar për të krijuar një rend demokratik në Afganistan, nuk mund të mungojë”.

https://a2news.com/2021/08/15/strehimi-i-afganeve-rama-shba-na-ka-kerkuar-te-sherbejme-si-vend-tranzit-nuk-do-te-themi-jo/

Më tej, Basha thekson se, “rreziqet mbi identitetin tonë kombëtar, si pasojë e shpopullimit të Shqipërisë, nuk lindin si pasojë e zgjidhjeve strategjike në kuadër të NATO-s dhe bashkëpunimit strategjik me SHBA, por për shkak të keqqeverisjes së pakicës që e ka bërë vendin të pajetueshëm për qytetarët.

Siç është detyra jonë të jemi në lartësinë e angazhimeve ndërkombëtare, është po ashtu detyra jonë të jemi në lartësinë e sfidave që ka Shqipëria, për të patur një qeveri që punon për njerëzit dhe mbështet aspiratat e tyre për të jetuar me dinjitet dhe mirëqenie në Shqipëri”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë