Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Bie qeveria afgane. Talebanët hyjnë në Kabul, bëjnë foto në Pallatin Presidencial

Nga A2 CNN
15 Gusht 2021, 19:13 | Bota

Qeveria e Afganistanit ra gjatë ditës së dielë, me arratisjen e Presidentit të vendit, Ashraf Ghani, dhe me hyrjen në Kabul të talebanëve.

Talebanët janë shprehur se shumë shpejt do të shpallin Emiratin Islamik të Afganistanit, ndërkohë që kanë bërë edhe foto brenda Pallatit Presidencial.

Ditët e fundit, talebanët kishin marrë nën kontroll disa qytete të mëdha, ndërsa sot morën edhe kryeqytetin.

https://a2news.com/2021/08/15/talebanet-prane-kabulit-presidenti-i-afganistanit-largohet-nga-vendi/

Ish-Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, njoftoi në Twitter se po formonte një këshill për transferimin në paqe të pushtetit, duke i bërë thirrje qeverisë dhe talebanëve që të ruanin qetësinë dhe të qëndronin larg veprimeve që do të shkaktonin kaos.

Ndërkohë, luftëtarët talebanë njoftuan se do të hynin në rajonet e policisë për të ruajtur rendin, pasi forcat e policisë kanë braktisur pozicionet që mbanin.

Sa i përket forcave amerikane, zyrtarët deklaruan se ka nisur evakuimi me helikopter i stafit diplomatik.

https://a2news.com/2021/08/14/kaosi-ne-afganistan-cnn-hyn-ne-bazen-e-vjeter-amerikane/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani