Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Biden mbron vendimin për t’u tërhequr nga Afganistani: Trupat vendase dështuan, Ghani të negocionte

Nga A2 CNN
16 Gusht 2021, 22:37 | Bota
Biden mbron vendimin për t’u tërhequr nga Afganistani: Trupat

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden doli në një deklaratë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë për të reaguar në lidhje me kritikat ndaj administratës amerikane se ishin vendimet e saj që çuan Afganistanin në duart e talebanëve.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë mbrojti edhe njëherë vendimin për të tërhequr trupat nga një luftë pafund në Afganistan.

“Talebanët ishin më të fortë ushtarakisht që nga viti 2001. Zgjedhja që duhej të bëja si presidenti juaj ishte ose të zbatoja marrëveshjen e administratës Trump, ose të isha gati të kthehesha në luftën kundër talebanëve. Nuk kishte asnjë marrëveshje pas 1 majit për të mbrojtur trupat amerikane nga talebanët”, u shpreh Biden.

Mes të tjerash, Biden akuzoi presidentin tashmë të larguar, Ghani se refuzoi të ndiqte këshillën e tij për të negociuar me talebanët.

“Qeveria afgane dështoi të ndiqte këshillat tona dhe të negocionte një marrëveshje politike me talebanët. Presidenti Ghani insistonte se forcat afgane do të luftonin përballë tyre, por mesa duket e kishte gabim”, shtoi Biden.

A2 CNN Livestream

Dita jonë