Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Drenova pa ujë, ankesa e banorëve: Po lahemi si qëmoti

Nga A2 CNN
16 Gusht 2021, 13:58 | Sociale
Drenova pa ujë, ankesa e banorëve: Po lahemi si qëmoti

Vendlindja e poetit Aleksandër Stavre Drenovës, i njohur si Asdreni, fshati Drenovë shumë pranë qytetit te Korçës në këto ditë të nxehta vuan mungesën e ujit të pijshëm në çezmat e tyre. Banoret përpiqen të mbushin ujë me ç’të munden për të kryer nevojat e tyre të përditshme.

Më e theksuar mungesa e ujit bëhet pikërisht në kohën kur në fshat kthehen emigrantët dhe vijnë të afërm të banorëve vendas, të cilët shprehen të zhgënjyer.

Në Drenovë është investuar për rrjetin e ri të ujësjellësit, por sërish uji është me orare të pakta. Banorët shprehen se paguajnë të gjitha taksat dhe detyrimet, por uji u mungon.

Sipas ekspertëve një prej arsyeve të mungesës së ujit në Drenovë është edhe mungesa e sistemit vaditës të tokave dhe banorët përdorin ujin e pijshëm për të vaditur bimët.

A2 CNN Livestream

Dita jonë