Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Ancelotti kërkon CR7 në Madrid, edhe Manchester City në garë

Nga A2 CNN
17 Gusht 2021, 14:08 | Futboll
Ancelotti kërkon CR7 në Madrid, edhe Manchester City në garë

Cristiano Ronaldo pritet të ndryshojë sërish skuadër. Edhe pse destinacioni nuk është ende i sigurt, sipas spekulimeve ylli portugez do të largohet nga Torino dhe Juventus. Zërat e fundit të merkatos e lidhin sulmuesin me rikthimin e mundshëm te Real Madrid.

Sipas mediave spanjolle, trajneri Carlo Ancelotti kërkon ta ketë me patjetër në skuadër. Marrëdhënia ndërmjet tyre është mjaft e mirë dhe me largimin e Lionel Messi-t, e gjithë vëmendja në La Liga do të ishte vetëm për Cristiano-n.

Nëse rikthimi i bujshëm në “Bernabeu” do të realizohej, marrëveshja mendohet të konkretizohet përpara datës 1 shtator. Drejtuesit e klubit madrilen janë vazhdimisht në kontakt me përfaqësuesit e 36-vjeçarit.

Fakti që Reali kërkon Ronaldo-n mund të thotë se Kylian Mbappé do të qëndrojë te Paris Saint Germain. Deri më tani, përflitej se sulmuesi francez mund të transferohej në Madrid, ndërsa vendin e tij përkrah Messi e Neymar do ta zinte Cristiano Ronaldo. Madje, negociatat ndërmjet klubit të sheikëve dhe portugezit ishin në fazë të avancuar dhe pritej vetëm zhbllokimi i transferimit. Për CR7 gjithashtu ka interes edhe nga Manchester City, me mediat angleze që besojnë se Pep Guardiola është gati të nisë ofensivën për ta rikthyer në Permier League.

A2 CNN Livestream

Dita jonë