Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Arratisje nga Kabuli, 640 vetë “të paketuar” në avionin e lirisë

Nga A2 CNN
17 Gusht 2021, 11:31 | Bota

Një foto e publikuar së fundmi tregon pamjet brenda avionit ushtarak amerikan, të mbushur me qindra afganë që kërkonin të arratiseshin nga vendi, për t’i shpëtuar regjimit të talebanëve. Sipas “Defense One”, në avion ishin të paktën 640 afganë, edhe pse avioni është llogaritur të mbajë të paktën 150 ushtarë dhe 77 mijë kg në total.

Deri tani raportohet se nga Kabuli janë larguar dy avionë të tillë, C-17, pasi operacioni i evakuimit u ndërpre për shkak të dyndjes së madhe të njerëzve. Një ditë më parë u publikuan pamje dramatike nga jashtë avionit, ku dukeshin turma njerëzish që vraponin për “të zënë një vend”, ndërsa u raportua edhe për disa viktima, të paktën 2 prej të cilëve ranë nga avioni në fluturim.

Qindra afganë të tjerë qëndrojnë rreth mureve të aeroportit “Hamid Karzai” dhe përpiqen të kalojnë, për t’u larguar nga vendi, i cili ra në kontrollin total të talebanëve për pak ditë dhe pa asnjë rezistencë nga forcat afgane të sigurisë.

Presidenti amerikan Joe Biden i qëndroi vendimin për tërheqjen e trupave, por 3500 ushtarë janë rivendosur në Kabul për të ndihmuar me operacionin e evakuimit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu