Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Gazetashitësi i Pogradecit, të shesësh gazeta kur gjithçka është on-line

Nga A2 CNN
17 Gusht 2021, 13:08 | Sociale
Gazetashitësi i Pogradecit, të shesësh gazeta kur gjithçka

Të shesësh gazeta në këtë kohë kur informacioni gëlon në rrjete sociale dhe internet, është me të vërtetë një sfidë me vete. Dhe kur këtë punë e bën për të siguruar të ardhurat për të jetuar atëherë, e beson se ka ende njerëz që duan ta lexojnë lajmin dhe jo vetëm ta shikojnë.

Iliri është ndoshta nga të vetmit gazetashitës në zonën juglindore të vendit po jo vetëm, që vijon të shesë gazeta në rrugët, trotuaret dhe lokalet e Pogradecit.

Atë e sheh çdo ditë në rrugët kryesore të qytetit liqenor, i buzëqeshur, i sjellshëm me të gjithë edhe me ata që nuk e blejnë gazetën. Iliri thotë se këtë punë e bën me dashuri.

Por si shumë të rinj edhe Iliri pas 10 vitesh që e ushtron këtë punë po mendon të iki jashtë për një jetë më të mirë dhe për më shumë të ardhura.

Ndonëse i paarsimuar si duhet, Iliri thotë se mund të flasë 3 gjuhë të huaja. Deri ditën kurdo t’i hapet rruga për t'u larguar ai thotë se do të vijojë të shesë gazeta me dashuri dhe pa asnjë ndroje.

A2 CNN Livestream

Dita jonë