Skena skandaloze në futbollin turk, braziliani godet me kokë dhe grusht shokun e ekipit

Publikuar më: 17/8/2021, ora 17:30

Skena skandaloze në futbollin turk, braziliani godet me kokë dhe grusht shokun e ekipit

Publikuar më: 17/8/2021, ora 17:30

Karton i kuq pasi goditi me kokë dhe grusht shokun e skuadrës. Nuk ndodh në ligat amatore të futbollit, por në kampionatin turk dhe te një emër i madh, si ai i Gallatasarajit.

Skuadra e trajnerit të njohur Fatih Terim e nisi sezonin e ri me fitore, por fokusin e ndeshjes së parë e rrëmbeu episodi mes dy futbollistëve të skuadrës së tij, Ark-turkoglu dhe brazilianit Markao.

Në një debat e sipër, ky i fundit nuk u përmbajt ndaj shokut të tij të skuadrës dhe e goditi fillimisht me kokë e më pas me grusht. Sherri i pabesueshëm u ripa edhe në sistemin VAR nga gjyqtari i ndeshjes dhe përfundoi me ndëshkimin e lojtarit brazilian me karton të kuq.