Britania e Madhe: Po bashkëpunojmë me Talebanët, gjithçka duket e qetë deri tani

Përditësuar më: 18/8/2021, ora 12:28
8165c701 dad0 4693 9962 fc46a5e38338 869x579

Britania e Madhe: Po bashkëpunojmë me Talebanët, gjithçka duket e qetë deri tani

Përditësuar më: 18/8/2021, ora 12:28

Forcat britanike në aeroportin e Kabulit “Hamid Karzai” po bashkëpunojnë me Talebanët, tha shefi i Shtabit të Mbrojtjes Nick Carter, për Sky News.

“Po bashkëpunojmë në terren me ta dhe deri tani duket një marrëdhënie shumë e drejtpërdrejtë. Mendoj se gjithçka duket e qetë për momentin”, tha Carter. “Ata po na ndihmojnë në aeroport. Gjithashtu po ruajnë rendin dhe sigurinë në rrugët e Kabulit, që janë shumë të qeta”.

Deklarata e Carter bie në kundërshtim me situatën në terren që raporton skuadra e gazetarëve të CNN, por edhe media të tjera amerikane. Në rrugët e Kabulit duket se mbizotëron kaosi, sipas tyre, ndërsa “Los Angeles Times” publikoi foto të personave të plagosur pas ishin goditur me kamxhik, mes tyre edhe fëmijë.