Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Kush janë liderët talebanë? Pas vitesh në fshehtësi, tani zbulojnë fytyrat

Nga A2 CNN
18 Gusht 2021, 12:08 | Bota
Kush janë liderët talebanë? Pas vitesh në fshehtësi,

Ndërsa konsolidojnë pushtetin, udhëheqësit talebanë zbulojnë fytyrat për botën duke lënë pas krahëve jetën në fshehtësi të së kaluarës. Por çfarë dimë për eksponentë kryesorë të grupit, dhe me gjasë liderët e rinj të Afganistanit?

Në krye të lidershipit qëndron Hibatullah Akhundzada, i emëruar komandant suprem i talebanëve në maj të vitit 2016 pasi një sulm me dron vrau paraardhësin e tij, Mullah Mansour Akhtar. Në vitet 1980-të mori pjesë në rezistencën Islamike kundër fushatës ushtarake sovjetike në Afganistan, por reputacioni i tij është më shumë ai i një lideri fetar se komandanti ushtarak, pasi  u zgjodh lideri, mori garanci besnikërie nga kreu i Al Kaedës, Ayman al-Zawahiri, i cili e vlerësoi Akhundzadën si emir të besimit. 

Por ndërsa Hibatullah Akhundzada është lideri i përgjithshëm, Abdul Ghani Baradar është kreu politik i lëvizjes, dhe një prej figurave më publike të saj. Një prej 4 themeluesve të lëvizjes talebane në Afganistan, në vitin 1994, besohet se ka luftuar në krah të klerikut me një sy dhe ish-udhëheqësit të talebanëve Mullah Omar. Të dy ata themeluan lëvizjen në fillim të viteve ‘90 pas kaosit dhe korrupsionit që pasoi tërheqjen e trupave sovjetike. Baradar, i cili prej kohësh ka qenë fytyra e moderuar e grupit ekstremist, me gjasë do të ngjitet në pushtet pas 20 vitesh ekzil.

I arrestuar gjatë një operacioni të përbashkët në Karchi të Pakistanit, në vitin 2010, qëndroi në burg për 8 vite, para se të lirohej si pjesë e planit për lehtësimin e procesit të paqes. Në 2020, Baradar u  bë lideri i parë taleban që komunikoi direkt me një president amerikan, pasi zhvilloi një telefonatë me Donald Trump.

A2 CNN Livestream

Dita jonë