Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Deeuroizimi pa efekt, depozitat dhe kreditë në valutë u tkurrën lehtë

Nga A2 CNN
19 Gusht 2021, 12:57 | Ekonomi
Deeuroizimi pa efekt, depozitat dhe kreditë në valutë u

Leku është monedha zyrtare e Shqipërisë, por shqiptarët përdorin euron po aq sa paraja vendase. Këtë tendencë nuk ka mundur ta zbusë as paketa e deeuroizimit e ndërmarrë nga Banka e Shqipërisë, që ka si qëllim pikërisht uljen e përdorimit të euros në ekonomi.

Raporti i fundit i bankës qendrore mbi monitorimin e procesit të deeuroizimit, tregon se në dy vitet e fundit depozitat në euro dhe valuta të tjera të huaja ranë me vetëm 0.7 pikë përqindje, dhe ende përbëjnë mbi gjysmën e totalit të depozitave.

Ndërsa kredia në valutë ka rënë me 3.7 pikë përqindje, por sërish zë gjysmën e peshës totale të kredisë të dhënë në ekonominë e gjerë.

Përdorim i gjerë i euros krijon dy probleme të mëdha: së pari krijon një rrezik të madh nga goditjet e kursit të këmbimit si për individët, ashtu edhe për bizneset, ndërsa nga ana tjetër përgjysmon efektin e të gjitha politikave monetare që ndërmerr Banka e Shqipërisë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani