Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Rama komenton daljen e studentëve nga konvikti

Nga A2 CNN
19 Gusht 2021, 16:06 | Politikë
Rama komenton daljen e studentëve nga konvikti

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në Twitter u shpreh se populli shqiptar nuk duhet të harrojë se dikur ka qenë në pozitën e afganëve që po largohen nga vendi i tyre, pasi talebanët morën pushtetin.

“Dikur afganët ishim ne, që largoheshim nga Ferri ynë. Shqipëria nuk duhet të harrojë. Ia kemi borxh fëmijëve tanë”, shkruan Rama në rrjetin social, duke postuar foto të afganëve në aeroport dhe shqiptarëve në anije, dhe duke shpërndarë linkun e intervistës së tij me BBC.

https://twitter.com/ediramaal/status/1428355830915629065

Disa minuta më vonë, kreu i qeverisë komentoi po në Twitter daljen e studentëve nga konviktet: "Lidhja e strehimit paraprak të afganëve që janë si ne 30 vjet më parë, me gjoja nxjerrjen e studentëve nga konviktet është fabrikim i të njëjtës dorë që prej 30 vjetësh ka vulosur ngjarjet më të zeza e prodhuar shpifjet më të ulëta në këtë vend! Ajo dorë është #TurpiiShqiptarisë".

https://a2news.com/2021/08/19/strehimi-i-afganeve-rama-per-bbc-ti-gjendemi-prane-atyre-qe-kane-punuar-me-ne/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli