Kryeministri Edi Rama ka deklaruar për gazetën italiane “Il Foglio” se Shqipëria do të presë 2-3 mijë afganë, të cilët largohen për t’i shpëtuar regjimit të talebanëve.
Duke i bërë thirrje edhe vendeve europiane që të hapin dyert për refugjatët, Rama thotë: “Bëhet fjalë për 2-3 mijë persona. Nuk dua t’i jap leksione askujt, aq më pak Italisë, me të cilën jam shumë i lodhur. Por e kemi për detyrë që t’i presim. Sepse kujtoj si ishte për ne shqiptarët. Dikur ne shqiptarët ishim për ju ajo që ndoshta janë sot afganët, alienë”.
Gazeta italiane citon kryeministrin t’i përshkruajë europianët që nuk duan t’i pranojnë afganët si “hipokritë” dhe njerëz “pa kujtesë”. (A2 Televizion)