Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Rikthehet fluksi në Vlorë, mbi 20 mijë persona kanë hyrë nëpërmjet portit

Nga A2 CNN
19 Gusht 2021, 11:17 | Aktualitet
Rikthehet fluksi në Vlorë, mbi 20 mijë persona kanë

Gushti i këtij viti duket se  ka rikthyer normalitetin në Portin e Vlorës. Pas një periudhe gati dy vjeçare, ku për shkak të pandemisë, linjat e trageteve punonin vetëm me mallra, në port është rikthyer fluksi i zakonshëm i punës me pasagjerë.

Gjatë kësaj periudhe rreth 20.000persona kanë hyrë në territorin shqiptar, ndërsa rreth 6500 janë larguar drejt Italisë.

Fluksi është i ngjashëm me verën e vitit 2019-të, para pandemisë.

Aktualisht për tju përgjigjur fluksit, tragetet e linjës janë duke punuar edhe jashtë grafikut me kapacitet të plotë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli