Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Abuzimet në Bashkinë Lushnje, Apeli i Posaçëm liron nga qelia vartësen e Fatos Tushes

Nga A2 CNN
19 Gusht 2021, 11:27 | Kronikë
Abuzimet në Bashkinë Lushnje, Apeli i Posaçëm liron nga

Gjykata e Posaçme e Apelit liroi nga qelia një nga shtatë zyrtartët e Bashkisë Lushnje, të izoluar në burg me kërkesë të SPAK për abuzim me fondet publike. Vendimi i së enjtes lehtësoi masën e sigurisë nga “arrest në burg” në atë të “arrestit në shtëpi” për juristen e kësaj bashkie, Blerta Turku.

Kërkesa për ndryshim të masës u pranua në seancë edhe nga vetë prokurorët e SPAK. Përmes avokatit Andi Hasanaj, zyrtarja e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnje, mbajti qëndrim mohues për akuzën. 

Avokati Andi Hasanaj u shpreh: “Gjykata bëri revokimin e masës së sigurisë “arrest në burg” në “arrest shtëpie”. Ky është një hap drejt vërtetimit të pretendimeve tona, se Blerta Turku për asnjë moment nuk ka shkelur ligjin, vetëm ka zbatuar detyrën dhe nuk ka konsumuar asnjë vepër penale”.

E dyshuara Turku u arrestua javën e parë të korrikut, nga i njëjti operacion që çoi në qeli edhe ish-kreun e Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe. Sipas SPAK, 11 të akuzuarit e dosjes, mes të cilëve zyrtarë dhe biznesmenë, 6 nga të cilët në masën e “arrestit në burg” dhe 5 në “arrest shtëpie” kanë abuzuar me një tender me vlerë 23 milionë lekë për rehabilitimin e një kanali vaditës.

Njëkohësisht, dyshime janë ngritur për abuzim me karburantin e bashkisë, si edhe për “shpërdorim detyre” në disa raste nga ana e ish-kryebashkiakut. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë