Covid-19 në Shkodër: Mbi 700 raste aktive, por vaksinimi ende i ulët

Përditësuar më: 20/8/2021, ora 12:30

Covid-19 në Shkodër: Mbi 700 raste aktive, por vaksinimi ende i ulët

Përditësuar më: 20/8/2021, ora 12:30

Ashtu si në valën e parë të pandemisë së Covid-19 edhe tani më përhapjen e shpejtë të variantit delta në vendin tonë, Shkodra është qyteti i dytë pas Tiranës që ka numrin më të lartë të infektimeve ditore dhe për rrjedhojë edhe të personave aktiv me Covid-19.

Përgjegjësi për vaksinimin në Drejtorinë Rajonale të Shëndetit në Shkodër rendit disa nga arsyet e kësaj situate

Përveç sa më lartë këto shifra të larta në bashkinë e Shkodrës i detyrohen edhe një numri jo të kënaqshëm të vaksinimeve.

Që nga muaji shkurt kur ka nisur vaksinimi në vendin tonë, në bashkinë e Shkodrës dhe atë të Vaut të Dejës, janë vaksinuar me dy doza vetëm 29 mijë persona, ndërsa me një dozë 66 mijë persona.

Për përgjegjësinë e vaksinimeve shtimi i rasteve me Covid ka rritur disi interesin e qytetareve për vaksina, por jo sa duhet.

Sipas ekspertëve të Shëndetësisë mbulesa vaksinale duhet të jetë mbi 80 për qind e popullatës që të shpresohet për një vënie nën kontroll të përhapjes së virusit.