Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

"Do të evakuojmë çdo amerikan", Biden: Kemi vendosur kontakte me talebanët

Nga A2 CNN
20 Gusht 2021, 20:19 | Bota
"Do të evakuojmë çdo amerikan", Biden: Kemi vendosur

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden premtoi se SHBA do të tërheqë të gjithë amerikanët dhe bashkëpunëtorët e tyre, në konferencën e fundit për shtyp që dha në Shtëpinë e Bardhë në lidhje me situatën në Afganistan.

“SHBA tashmë ka marrë në kontroll aeroportin e Kabulit dhe po vijon me evakuimin e civilëve. Ky është një ndër operacionet më të vështira të evakuuimit në histori. Dhe i vetmi vend në botë i aftë për ta kryer atë me një precizion të tillë janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh Biden.

Më tej, kreu i Shtëpisë së Bardhë shtoi se së fundmi është arritur progres i rëndësishëm dhe konfirmoi vendosjen e një kontakti konstant me talebanët.

Ai tha se grupi militant që tani kontrollon vendin i është bërë me dije se do të marrin një  "reagim të shpejtë dhe të fuqishëm" nga SHBA nëse ndërmerr ndonjë sulm ndaj amerikanëve.

Biden u zotua se zyrtarët po monitorojnë për çdo sulm terrorist, duke përmendur këtu dhe zbrazjen e burgjet nga talebanët ndërsa pushtuan vendin.

Momentalisht në aeroportin e Kabulit ndodhen 5000 trupa amerikanë, numër që pritet të shkojë në 6000 në orët në vijim.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli