Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Facebook, masa të reja sigurie për përdoruesit e Afganistanit

Nga A2 CNN
20 Gusht 2021, 07:21 | Teknologji
Facebook, masa të reja sigurie për përdoruesit e Afganistanit

Facebook ka nxjerrë masa të reja sigurie për të mbrojtur përdoruesit në Afganistan. Pas rekomandimeve nga aktivistët, gazetarët dhe grupet e shoqërisë civile, kompania thotë se përdoruesit tani mund të mbrojnë postimet e tyre nga njerëzit që nuk i njohin.

Gjithashtu, përdoruesit e Instagram-it në pronësi të Facebook në Afganistan do të marrin njoftime që i informojnë ata për metodat sesi të mbrojnë llogaritë e tyre.

"Ne po punojmë ngushtë me homologët tanë në industri, shoqëri civile dhe qeveri për të ofruar çdo mbështetje që mundemi për të ndihmuar në mbrojtjen e njerëzve," shkroi në Twitter Nathaniel Gleicher, kreu i politikës së sigurisë në Facebook.

Ai shtoi se kompania ka hequr përkohësisht mundësinë për të parë listën e miqve të një përdoruesi dhe për të kërkuar listën e miqve të një llogarie në Afganistan.

https://twitter.com/ngleicher/status/1428474000611573762

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani