Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Festivali i filmit më Sarajevë, sukses për Kosovën, çmime për 3 filma

Nga A2 CNN
20 Gusht 2021, 12:56 | Aktualitet
Festivali i filmit më Sarajevë, sukses për Kosovën,

Sukses për Kosovën në Festivalin e Filmit në Sarajevë, ku tre filma u vlerësuan me çmime. Protagonistët e filmit “Luaneshat e Kodrës”, Flaka Latifi, Era Balaj dhe Urata Shabani rrëmbyen trofenë Zemra e Sarajevës, për aktoren më të mirë. Norika Sefa, e cila interpreton në filmin “Në kërkim të Venerës”, mori çmim për promovimin e barazisë gjinore, ndërsa filmi pa vend u vlerësua me mirënjohjen e veçantë të jurisë. Në ceremoninë përmbyllëse të Festivalit që i mbajt të enjten në Teatrin e Sarajevës, u kurorëzua si fitues i çmimit kryesor për filmin më të mirë, drama austriake Great Freedom, i regjisorit Sebastian Meisea.

Festivali i Filmit në Sarajevë është eventi më i madh kinematografik në Ballkanin Perëndimor. 250 filma nga më shumë se 60 vende u shfaqën në edicionin e 27 të festivalit.

Një total prej 47 filmash garuan për çmimet “Zemra e Sarajevës”, 18 prodhime patën premierën ndërkombëtare, 1 europiane dhe 24 atë rajonale. 

Vokalisti i grupit U2, Bono mori pjesë në festival si i ftuar nderi. Arti ka një vend të veçantë në kujtesën e popullit të Sarajevës pasi ka zhvilluar një koncert në shtetin e copëtuar nga luftërat, në 23 shtator të 1997. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli