Epoka e re në Afganistan, talebanët duan të spostojnë kryeqytetin

Përditësuar më: 21/8/2021, ora 22:26
afganistan pushtimi taleban shba a2 cnn news lajme 10 870x579

Epoka e re në Afganistan, talebanët duan të spostojnë kryeqytetin

Përditësuar më: 21/8/2021, ora 22:26

Pas njoftimit të disa ndryshimeve të shpallur që ditën e parë të marrjes së pushtetit në Afganistan, mes të cilave dhe vendosjen e ligjit të sheriatit, talebanët po mendojnë të ndryshojnë dhe vendodhjen e kryeqytetit.

Sipas raportimeve më të fundit, në bisedimet që po zhvillohen për krijimin e qeverisë së re, po diskutohet edhe çështja nëse Kabuli do të jetë ende kryeqyteti i vendit apo nëse ai do të zhvendoset në Kandahar ku lindi dhe lëvizja e talebanëve.

Lajmi u konfirmua në televizionin Al Jazeera nga Abdul Qahar Balkhi, zyrtari  më i lartë për kulturën i talebanëve.