Refugjatët afganë, Greqia dhe Turqia bashkë për parandalimin e tyre

Përditësuar më: 21/8/2021, ora 16:51

Refugjatët afganë, Greqia dhe Turqia bashkë për parandalimin e tyre

Përditësuar më: 21/8/2021, ora 16:51

Greqia nuk ka ndërmend të lejojë të përsëritet i njëjti skenar me refugjatët e vitit 2015 që e vunë vendin në vështirësi të mëdha për përballimin e fluksit.

Zëdhënës të qeverisë njoftuan se një gardh prej 40 km i gjatë është përfunduar në kufi me Turqinë që nuk do të lejojë hyrjen në vend të personave të tjerë.

Në të njëjtën kohë, forcat kufitare janë në gatishmëri të plotë për mos ta lejuar vendin të kthehet në portën hyrëse të emigrantëve për në Europë.

“Shqyrtuam mënyrat e mundshme për të mbikëqyrur dhe mbrojtur kufijtë tanë. Plani që zgjodhëm për ndërtimin e murit u zbatua me ritëm të shpejtë dhe sot mund të themi se ia dolëm”, u shpreh ministri i Mbrojtjes,  Nikos Panagiotopoulos.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian të marrë përgjegjësitë e tij për refugjatët, kontaktoi pasditen e së premtes me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis ku shkëmbyen pikëpamje në detaje, në sjelljen përballë kësaj situate, duke qenë se të dyja vendet vuajnë të njëjtin problem.

Duke bërë thirrje edhe njëherë që fluksi i emigrantëve të përballohet nga vendet fqinje me zonën e konfliktit, të dy liderët njoftuan se sikurse gardhi në kufirin greko-turk, një tjetër i ngjashëm po ndërtohet në atë turko-iranian.