Gruaja afgane e evakuuar lind foshnjën në një avion amerikan

Përditësuar më: 22/8/2021, ora 10:10

Gruaja afgane e evakuuar lind foshnjën në një avion amerikan

Përditësuar më: 22/8/2021, ora 10:10

Një grua afgane lindi djalin e saj në një avion ushtarak amerikan gjatë një operacioni evakuimi nga Kabuli. Kjo u raportua nga komanda amerikane e operacioneve, duke specifikuar se gruaja lindi menjëherë pasi u ul në bazën amerikane në Ramstein, Gjermani.

Avioni po fluturonte nga një bazë në Lindjen e Mesme drejt Ramsteinit kur gruas i filluan dhimbjet e lindjes.

Piloti u ul nga lartësia për të rritur presionin në bord dhe kjo ndihmoi në stabilizimin dhe shpëtimin e jetës së nënës. Menjëherë pas uljes, personeli mjekësor hipi në bord dhe ndihmoi gruan në lindje, dhe më pas e shtruan në spital.