Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Strehimi i afganëve, ekspertët: Mungon kultura e transparencës, s’ka marrëveshje zyrtare

Nga A2 CNN
23 Gusht 2021, 16:52 | Politikë
Strehimi i afganëve, ekspertët: Mungon kultura e transparencës,

Dy nga aleatët më të mëdhenj të SHBA, Kanadaja dhe Britania e Madhe, kanë përcaktuar shifra preçize të emigrantëve afganë që janë në gjendje të strehojnë, bazuar mbi kapacitet e tyre. Në Shqipëri ende është i paqartë se sa do të jetë numri i emigrantëve nga Afganistani që do të strehohen në vendin tonë dhe kjo paqartësi sipas gazetarit Aleksandër Çipa vjen për dy arsye kryesore.

“E para ka të bëjë me situatën në Kabul, e dyta ka të bëjë me një kulturë të transparencës që tek ne mungon”.

Për Alban Dafën, hulmutues për çështjet e qeverisjes dhe sigurisë, problemi qëndron diku tjetër. “Problem është mungesa e transparencës. Nuk ka një marrëveshje mes Shqipërisë dhe SHBA”

Si për të rritur më shumë konfuzionin, kryeministri Rama ka pranuar të flasë vetëm për mediat ndërkombëtare, duke ndryshuar shifrat e kapacitetit pritës në çdo intervistë, ndërsa për publikun shqiptar është mjaftuar vetëm me disa postime në Twitter.

Aleksandër Çipa, kryetar i Unionit të Gazetarëve, nuk duket aspak i habitur nga kjo sjellje e kryeministrit.

“Kjo është një vijim i kryeministrit për të refuzuar mediat shqiptare, dhe nuk ka faj vetëm ai, ne duhet të gjejmë formë ta detyrojmë të reagojë”.

Shfrytëzimi i rastit për të rritur imazhin në nivel ndërkombëtar nuk përjashtohet si mundësi nga Çipa. Në të njëjtën linjë është edhe Alban Dafa. “Kryeministri dhe qeveria po përpiqen që të marrin një vlerësim pozitiv ndërkombëtar.

Tirana, Berati dhe Durrësi do të jenë qytetet e para ku do të strehohen qytetarët afganë, deri në largimin drejt vendeve të tjera.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli