Varianti “Delta”, Alimehmeti: Vala ende në rritje, vaksinimi procesi më i rëndësishëm

Përditësuar më: 23/8/2021, ora 15:59

Varianti “Delta”, Alimehmeti: Vala ende në rritje, vaksinimi procesi më i rëndësishëm

Përditësuar më: 23/8/2021, ora 15:59

Infektimet nga “Delta”do të vijojnë të rriten. Kjo valë e koronavirusit është ende në ngjitje dhe sipas ekspertëve situata mund të qetësohet nga fundi i shtatorit.

Epidemiologu Ilir Alimehmeti thotë se pavarësisht rasteve të shtuara, tregues pozitivë janë shifrat në spitale, shumë më të ulta se në periudhën janar- shurt kur kishim të njëjtat shifra infektimesh. E nëse vala “Delta” pritet të qetësohet pas disa javësh, ende nuk dihet çfarë na pret në dimër.

Ilir Alimehmeti thekson se vaksinimi mbetet procesi më i rëndësishëm për të shmangur format e rënda dhe vdekjet nga variantet e reja.

Por kur bëhet fjalë për vaksinimin e fëmijëve mbi 12 vjeç, Alimehmeti është kundër këtij procesi dhe rendit disa arsye. Përkeqësimi i situatës nga varianti “Delta” nuk duhet të na çojë drejt masave shtrënguese në vend. Për Alimehmetin kryerja e vaksinës është mas ae vetme që duhet të zbatojnë të paimunizuarit nga Covid-19.

Java e tretë e gushtit ka shënuar rritje të ndjeshme të infektimeve nga Delta, mbi 500 raste në ditë. Ndërsa në spitalin e vetëm Covid po marrin trajtim 81 pacientë të cilët po e kalojnë në gjendje më të rëndë sëmundjen.