Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Kriza e skemës së pensioneve: Problemi po thellohet, 4 masat që duhen marrë sot

Nga A2 CNN
24 Gusht 2021, 14:00 | Ekonomi
Kriza e skemës së pensioneve: Problemi po thellohet, 4 masat që

Kriza në skemën e pensioneve në Shqipëri është edhe më serioze nga ajo çfarë duket, sipas ekspertit për ekonominë Enriko Ceko. Teksa çdo vit subvencioni nga shteti rritet, raporti midis kontribuuesve dhe përfituesve po ulet me një ritëm shumë të shpejt. Sipas Dokumentit të Politikave të Pensioneve, të hartuar nga qeveria, në vitin 2030 do të ketë po aq individë që paguajnë kontribute, sa edhe pensionistë. Por problemi real është se çfarë ndodh më pas.

“Më pas do të pakësohet numri i kontributorëve dhe do të shtohet numri i përfituesve. Ata që kanë thënë se do barazohen në 2030 kanë thënë gjysmën e të vërtetës”.

Ceko liston katër masa që mund të marrë qeveria për t’iu përgjigjur problemeve emergjente të kësaj krize pensionesh.

“Politika për shtimin e popullsisë dhe të mbajnë njerëzit në Shqipëri, shtimi i kontributeve që kërkon rritje page dhe shtimi i të punësuarve, këto janë 4 rrugët që duhet të ndiqen për momentin që të përmirësohet situata”.

Teksa këto ndërhyrje shërbejnë vetëm për të amortizuar deficitin, në të ardhmen sipas Cekos kërkohet një reformim tërësor i skemës.

“Për periudhën afatgjatë duhet politikë e qartë dhe e shëndetshme për sigurimet shoqërore e shëndetësore në Shqipëri”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani