Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Në pritje të afganëve, qeveria nis rindërtimin e qendrës së azilit

Nga A2 CNN
24 Gusht 2021, 16:30 | Aktualitet
Në pritje të afganëve, qeveria nis rindërtimin e

Numri i azilkërkuesve në Shqipëri është rritur. Krahas tyre, në vend pritet të vijnë edhe rreth 3 mijë shtetas afgan, çka ka detyruar ekzekutivin të nisë procedurat për shtimin e kapaciteteve pritëse në qendrën e azilkërkuesve në Tiranë.

Prej më shumë se një jave, qeveria shqiptare është angazhuar për pritjen e rreth 3 mijë shtetasve afganë. Gjetja e një vendqëndrimi për ta ka nxitur qeverinë që të ndryshojë fondet e Ministrisë së Brendshme me qëllim rikonstruksionin e qendrës së azilkërkuesve në Shqipëri: “Kryerjen e procedures së prokurimit me qëllim rritjen e kapaciteteve akomoduese për kërkuesit e mbrojtjes ndërkombëtare në Qendrën Kombëtare Pritëse për Azilkërkues në Tiranë”.

https://a2news.com/2021/08/23/strehimi-i-afganeve-ekspertet-mungon-kultura-e-transparences-ska-marreveshje-zyrtare/

Qeveria është koshiente se situata me azilkërkuesit mund të agravojë dhe i ka lënë detyra konkrete se si duhen shpenzuar 6,7 milionë lekët e alokuara: “Ngarkohet Qendra  Kombëtare  Pritëse për Azilkërkues   që,   për  shkak   të   emergjencës  së krijuar nga kërkuesit e mbrojtjes ndërkombëtare, të  marrë masa  të  menjëhershme në  funksion  të rikonstruksionit të godinës”.

Krahas afganëve, Shqipëria prej disa vitesh është bërë vendkalim i shtetasve që duan të largohen nga vendet e luftës si Siria apo Iraku.

A2 CNN Livestream

Dita jonë