Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Pensionet në vend, kërkohet rritje e pagesës për të reduktuar varfërinë te të moshuarit

Nga A2 CNN
24 Gusht 2021, 16:29 | Sociale
Pensionet në vend, kërkohet rritje e pagesës për të

Mjeti më efikas për të luftuar varfërinë te të moshuarit mbetet përmirësimi i pagesës së pensioneve. Në këtë përfundim arrin Organizata Ndërkombëtare e Punës në një studim të fundit, e cila këshillon se kjo mund të arrihet vetëm duke marrë një seri masash që përfshijnë një reformë në tregun e punës.

Vetë pensionistët, teksa artikulojnë nevojën për rritje të pagesës së pensioneve, thonë se ajo çka marrin nuk ju mjafton për të mbuluar kostot e jetesës. Të tjerë, ndonëse përfitues të një vlere më të lartë nga pensioni, shtojnë që për të përballuar shpenzimet, ndonjëherë duhet t’u drejtohen familjarëve të tjerë.

Ndonëse pritshmëritë e qytetarëve dhe sugjerimet e institucioneve ndërkombëtare orientojnë qeverinë drejt rritjes së pensioneve, e kundërta ndodhi vitin e shkuar. Pensioni mesatar në qytet në vitin 2020 shënoi ulje me 3.2 për qind, për herë të parë që nga viti 2000, kur edhe ekzistojnë të dhënat zyrtare.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani