Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Stadiumet pa tifozë, klubet europiane kanë humbur 2,5 miliardë euro

Nga A2 CNN
24 Gusht 2021, 17:02 | Futboll
Stadiumet pa tifozë, klubet europiane kanë humbur 2,5 miliardë

Mbyllja e stadiumeve, si masë parandaluese për të mos lejuar përhapjen e pandemisë, i ka kushtuar shtrenjtë arkave të pesë ligave elitare në Europë. Sipas një studimi të KPMG, skuadrat që militojnë në turnetë më të rëndësishëm kontinentalë kanë humbur 2,5 miliardë euro nga shitja e biletave prej pranverës 2020, periudhë kur të gjithë aktivitetet sportive u ndalën, për të rinisur me stadiume të boshatisura.

Kjo bëri që gjatë sezonit 2019-2020, vetëm 27% e ndeshjeve të luajtura në Angli, Gjermani, Spanjë, Itali e Francë të kishin publik. Mbyllja e stadiumeve “u shoqërua me një rënie të ndjeshme të të ardhurave që lidhen me biletat, sponsorët, shitjen e uniformave apo edhe me ushqimin”.

Impakti më i madh u regjistrua në Bundesligë, kampionati që ka numrin më të lartë mesatar të publikut në ndeshje, me 42 mijë tifozë. 18 klubet elitare gjermane humbën në total 157 milionë euro, ndërsa me mesatarisht 23 mijë tifozë në ndeshje, Ligue 1 franceze humbi 48 milionë euro.

Në nivel klubesh, Barcelona dhe Reali i Madridit u dëmtuan më tepër, me humbje që përllogariten në 39 dhe 35 milionë euro. Në sezonin aktual, rikuperimi i të ardhurave financiare pritet të jetë i pjesshëm. Në Angli, stadiumet janë të hapura plotësisht, në Spanjë vetëm me 40% të kapacitetit, ndërsa në Serie A italiane me 50%.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani