Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Vlorë, jahti me 11 persona në bord lëshon alarmin

Nga A2 CNN
24 Gusht 2021, 19:20 | Kronikë
Vlorë, jahti me 11 persona në bord lëshon alarmin

Një jaht me 11 persona në bord lëshoi alarmin SOS, pasditen e së martës.

Në vendngjarje shkuan menjëherë Policia Kufitare dhe Roja Bregdetare.

Njoftimi i autoriteteve:

Sot rreth ores 18:00 inspektori ı ZMTD mori njoftim nga te afermit e nje mjeti lundrues me 11persona ne bord i cili ndodhej në afërsi të gjirit te Shën Janit ı cili kishte pësuar çarje te nje tubolari. Nuk kishte rrezik prezent per njerzit ne bord, mjeti lundrues nuk kishte humbur hermecitetin dhe lundershmerine. Menjere Kapiteneria e Portit Vlorë njoftoi QNOD-ne dhe DRKM-ne Vlorë për situatën detare te krijuar.
Rreth ores 18:15 jane nisur ne drejtim te mjetit lundrues mjetet e DRKM-se Vlorë dhe mjetet e Delta Force ne rast rreziku për jeten e tyre.
Ne oren 18:30 Mjeti lundrues i Delta Forc i ka shkuar në vendngjarje i ka mare njerzit ne bord dhe e ka shoqeruar mjetin lundrues pa problem per ne portin e Marines Orikum.

A2 CNN Livestream

Dita jonë