Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

25 milionë dollarë për supervilën luksoze të aktores Michelle Pfeiffer

Nga A2 CNN
25 Gusht 2021, 12:15 | Aktualitet

Aktorja amerikane Michele Pfeiffer ka shitur rezidencën e saj Pacific Palisades për 25 milionë dollarë, pas më pak se një muaj pasi e nxorri në treg.

Aktorja 63-vjeçare e "Scarface" e bleu supervilën luksoze prej mbi 10 mijë metrash katrorë për 22.25 milionë dollarë në janar 2020, dhe e zotëroi atë vetëm për një vit e gjysmë.

E dizejnuar nga arkitekti Steve Giannetti në vitin 2019, kjo shtëpi e stilit europian dallon nga ngjyrat neutrale dhe hapësirat e bollshme si dhe ofron pamje të Oqeanit Paqësor. E veçanta e saj qëndron te bodrumi i verës ku mund të ruhen afro 500 shishe si dhe pishina gjigante.

A2 CNN Livestream

Dita jonë