“Asnjë shqiptar i mbetur në Afganistan”, Rama për CNN: Afganët i mirëpresim edhe përherë

Përditësuar më: 25/8/2021, ora 21:50
rama 57 1024x576

“Asnjë shqiptar i mbetur në Afganistan”, Rama për CNN: Afganët i mirëpresim edhe përherë

Përditësuar më: 25/8/2021, ora 21:50

Kryeministri Edi Rama nuk përjashtoi mundësinë e qëndrimit të përhershëm të shtetasve afganë që do të vijnë të strehohen në Shqipëri. Deklaratën, kreu i qeverisë e bëri gjatë një interviste për CNN, ku tha se Kushtetuta e përcakton qartë se shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut.

“Nuk është çështja nëse jam i gatshëm, por ky është një vend ku Kushtetuta në paragrafin e parë e ka të shkruar se “shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut”, ata do të jenë miqtë tanë, nëse duan të qëndrojnë le të qëndrojnë”.

Rama tha se nuk ka asnjë shqiptar të mbetur në Afganistan, ndërsa pohoi se do të strehohen 4 mijë afganë në vendin tonë. Ai tha se është në nderin e aleancës të mbrojë vlerat që beson në të kundërt NATO kur rrezikon të zbehet.

 “Nuk ka shqiptarë që kanë mbetur atje dhe jemi gati të mirëpresim afganët që besuan te ne dhe që ne nuk mund të mos i ndihmojmë, ndërkohë që rrezikojnë të vdesin është çështje jetë a vdekje dhe një çështje morale shumë e madhe. Ne nuk jemi në kohën për të ngritur të gjitha çështjet që duhen ngritur e përgjigjet që duhen gjetur për të ardhmen e aleancës, por për të ndihmuar ata që gjenden mes jetës e vdekjes. Shqipëria nuk është e pasur, por ne kemi kujtesë dhe besojmë se është në nderin e anëtarëve të NATO që kanë mbrojtur vlerat për të cilat ne qëndrojmë, në të kundërt rrezikojmë që NATO të zbehet në sytë e botës, në vendet që kërkojnë liri, të drejtat e njeriut, trajtim të barabartë për gratë. Është e qartë që jemi sfiduar në një mënyrë të tillë siç nuk jemi sfiduar më parë, jo nga ndonjë kundërshtar, por nga vetja jonë, sfidohemi ose të qëndrojmë për atë që i themi botës ose për zgjedhjet e ardhshme aty këtu, jemi mes sondazheve dhe objektivave dhe ky është një objektiv shumë i madh ku nuk mund të dështojmë”. 

Ai ripërsëriti edhe njëherë qëndrimin e tij se nuk ka rëndësi sesa i pasur apo i vogël është vendi ynë, por beson në vlerat që kombi ka, teksa solli në vëmendje mikpritjen e hebrenjve apo kosovarët që i ikën luftës.

“Jemi vend i vogël, por nuk ka rëndësi, ka të bëjë me atë që ne jemi dhe ka të bëjë me faktin që qëndrojmë për diçka që është e rëndësishme për fëmijët tanë, ne kemi përjetuar luftën, kemi parë 500 mijë refugjatë lufte që lëvizën nga Kosova dhe ne ishim në një situatë më të vështirë ekonomike nga sa kemi qenë kenë, dhe pritja e tyre nuk na bëri të vdisnin urie, por na bëri më të pasur moralisht. Ne ishim të parët që dolëm dhe thamë që jemi të gatshëm njerëzit që kanë punuar me ne, për momentin po punomë për listat që po na sjellin rreth 2000 dhe 2000 të tjerë që po punojmë për t’i mirëpritur, pra do të ketë rreth 4 mijë dhe ky është numri që do të kalojnë në vendet e tjera përfshirë edhe SHBA-së. Shqipëria ka qenë i vetmi vend në Europë që kishte më tepër hebrenj. Shqipëria kishte një sistem totalitar, kishim talebanët tanë të kuq. U detyrohemi fëmijëve tanë., Fëmijët tanë duhet ta kalojën këtë kohë dhe të jenë të vetëdijshëm që kanë një kohë ku merr e ku jep”.