Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Strehimi i afganëve, Tase: Transparenca është detyrim ligjor, mungesa e saj rrit pasigurinë

Nga A2 CNN
25 Gusht 2021, 19:26 | Aktualitet
Strehimi i afganëve, Tase: Transparenca është detyrim ligjor,

Pasi vendosi pranimin e emigrantëve afganë në territorin e Shqipërisë, qeveria vuri 6,7 mln lekë nga buxheti i shtetit në dispozicion për rikonstruksionin e Qendrës së Azilkërkuesve, por ende nuk ka dhënë detaje specifike në lidhje më këtë çështje.

Drejtori i Akademisë së Studimeve Politike Erjon Tase, tha për A2 CNN se me marrjen e kësaj nisme, transparenca për afganët, tashmë është kthyer në një detyrim ligjor.

“Lind e drejta e medias dhe shumë organizatave që të kërkojnë informacion se si do te shpenzohen këto fonde”.

Mungesa e deritanishme e informacionit, sipas Tases mund të shkaktojë efekte të padëshiruara te qytetarët.

“Çdo panik ose pasiguri mund të shumëfishohet për shkak të mungesës së transparencës”.

Daljet e kryeministrit për media të ndryshme huaja duke dhënë shifra të ndryshme në çdo rast, Tase i vlerëson si një manovër për të marrë vëmendjen e ndërkombëtarëve.

“Kryeministri është duke tentuar që të marrë meritat nga kjo gatishmëri e dhënë për partnerët  dhe mediat ndërkombëtare mund ta amplifikojnë edhe më shumë”.

Qeveria ende nuk ka bërë publik planin se sa afganë do të strehohen në Shqipëri ndërsa grupi i parë i emigrantëve pritet të vendosen në dy godina në Qytetin Studenti.

A2 CNN Livestream

Dita jonë