Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Argëtohen talebanët, përdorin helikopterin amerikan si taksi për xhiro

Nga A2 CNN
26 Gusht 2021, 11:36 | Bota

Talebanët, përveç marrjes në kontroll të Afganistanit prej datës 15 gusht, tashmë kanë në zotërim mijëra armatime që ushtria amerikane dhuroi për atë afgane për vite të tëra që qëndroi aty.

Një video është shfaqur se fundmi online ku tregohen disa luftëtarë talebanë duke provuar një helikopter amerikan Blackhawk, por duke qenë se nuk janë pilotë, e përdorin mjetin luftarak 6 milionë dollarësh si një taksi përreth fushës.

Javën e kaluar këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan ngriti alarmin se talebanët kanë akses në mbi 200 mijë armë zjarri, 20 mijë makina dhe qindra mjete ajrore të dhuruara për ushtrinë afgane.

Ai shtoi se SHBA nuk e ka të qartë tablonë se tashmë armatim me vlerë 83 miliardë dollarë ndodhet në duart e armikut.

A2 CNN Livestream

Dita jonë