Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Notat e kabinetit “Rama 2”, analistët: Vlerësime subjektive, qeverisja kërkon vizion, jo emra

Nga A2 CNN
26 Gusht 2021, 20:15 | Politikë
Notat e kabinetit “Rama 2”, analistët: Vlerësime

Notat kryesisht pozitive që kryeministri Edi Rama dha për ministrat e tij në mandatin e dytë qeverisës, analistët Mentor Kikia dhe Gjergj Vurmo nuk mendojnë se justifikojnë cilësinë reale të punëve.

Sipas tyre, problemi nuk qëndron tek emrat që ulen në karrigen e ministrit, por tek mugesa e një filozofie qeverisëse.  

“Në momentin që ti nuk ke një vizion qeverisës, do duhet të përqendrohesh te emrat”, tha Gjergji Vurmo për A2 CNN.

Ndërsa Mentor Kikia u shpreh: “Më shumë sesa tek emrat, duhet pasur parasysh filozofia”.

Vlerësimet e Ramës, Vurmo i sheh si një paralajmërim se kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet nga ekzekutivi, por nuk përjashton elementin surprizë që Rama e ka treguar në jo pak raste: “Rama është i paparashikueshëm. Në këtë kontekst, nuk duhet të marrim të mirëqenë se çfarë thotë”.

I të njëjtit mendim është edhe Mentor Kikia, por elementin surprizë të Ramës e sheh si thikë me dy presa: “Surprizat shpesh qëllojnë eksperimente të dështuara, siç ndodhi me ministrin e Jashtëm dhe atë të Arsimit”.

Mbedhja e fundit e kabinetit “Rama 2” u pasua nga surpriza e zv/kryeministrit Erjon Braçe, i cili në një postim në rrjetet sociale fliste për fundin e një rrugëtimi, por pa specifikuar se çfarë nënkuptonte. Mesazhi i numrit dy të qeverisë është lexuar në mënyra të ndryshme nga analistët.

Mentor Kikia tha: “Mendoj që Braçes nuk po i pëlqente një post pa përgjegjësi si ai i zv/kryeministrit”.

Ndërsa Gjergj Vurmo theksoi: “Nuk e kuptova se çfarë donte të thoshte”.

Kryeministri Rama lajmëroi se javën e ardhshme do të prezantojë ekipin e ri me të cilin do të qeverisë në mandatin e tretë. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë