Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Pentagoni konfirmon: Në sulmin e aeroportit në Kabul janë vrarë një numër i trupave të SHBA

Nga A2 CNN
26 Gusht 2021, 19:55 | Bota
Pentagoni konfirmon: Në sulmin e aeroportit në Kabul janë

Pentagoni ka konfirmuar se një numër anëtarësh të shërbimit amerikan janë vrarë në sulmin në aeroportin e Kabulit dhe disa të tjerë janë plagosur. Lajmi u njoftua nga sekretari i shtypit i Pentagonit John Kirby përmes një postimi në Twitter, por pa dhënë shifra të sakta.

Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i OKB -së António Guterres ka dënuar sulmin terrorist që vrau dhe plagosi një numër civilësh në Kabul.

"Ky incident nënvizon paqëndrueshmërinë e situatës në terren në Afganistan, por gjithashtu forcon vendosmërinë tonë ndërsa ne vazhdojmë të japim ndihmë urgjente në të gjithë vendin në mbështetje të popullit afgan", u tha gazetarëve zëdhënësi i OKB, Stephane Dujarric.

Ai shtoi se deri në këtë moment nuk ka viktima në mesin e personelit të OKB -së.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani