Refugjatët nga Afganistani, Kosova pritet të strehojë rreth 2 mijë shtetas

Përditësuar më: 26/8/2021, ora 12:35
KOSOVA AFGANET frame 0 1024x576

Refugjatët nga Afganistani, Kosova pritet të strehojë rreth 2 mijë shtetas

Përditësuar më: 26/8/2021, ora 12:35

Kosova pritet të strehojë rreth 2 mijë shtetas afganë. Këtë e tha ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ministri pohoi se për ardhjen e afganëve, institucionet e Kosovës po koordinohen rregullisht me aleatët amerikanë në Afganistan, NATO e në Kosovë.

Sveçla sqaroi gjithashtu se qëndrimi i personave që do të vijnë nga Afganistani nuk do të jetë i gjatë dhe se Kosova mund t’u ofrojë atyre mbrojtje të përkohshme për rreth 1 vit.

Sakaq, mediat e Maqedonisë së Veriut bënë të ditur një ditë më pare se në këtë vend pritet të mbërrijnë rreth 780 shtetas afganë. Siç thuhet, lista e re i është paraqitur qeverisë nga disa organizata ndërkombëtare dhe mund të pësojë ndryshime.